Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef. Aliu, priti në takim nënkryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, Fehim Abazin.
Kryetari Aliu i dëshiroi mirëseardhje e më pas e falënderoi për vizitën dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje, e në veçanti në Zvicër.
Nga ana e tij, Fehim Abazi, nënkryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër u shpreh tejet falënderues për mikpritjen dhe për angazhimin e kryetarit të KBI në Gjilan për ruajtjen e komunikimit e bashkëpunimit me shqiptarët e diasporës. /2LONLINE/