(2LONLINE) – Me ftesë të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, nënkryetari i komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi dhe Drejtori i Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi janë duke marrë pjesë në viziten studimore në Shqipëri.
Kjo vizitë shënon hapjen e Akademisë për Qeverisje Lokale, gjenerata e III-të. Në prezantimin e tij për këtë Akademi Matoshi theksoi se qeverisja lokale në Kosovë është vendosur në binarë të duhur por se nevojitet kohë për të ndërmarrë dhe zbatuar reformat në mënyrë që Kosova të ketë një qeverisje efikase dhe të përgjegjshmë në Kosovë.
Në këtë kuadër nenkryetari Matoshi theksoi se kontributi nëpërmes hulumtimeve, trajnimeve, dhe avokimit përgjatë këtyre viteve i ka shërbyer fuqizimit të qeverisjës lokale, si dhe do t’I shërbejë edhe në të ardhmen. Sipas Matoshit jo vetëm pritjet por edhe nevojat e komunave janë ato që e bëjnë kontributin e Institutit dhe z. Besnik Tahiri mëse të domosdoshem në këtë stad.
Së bashku me drejtorin e Institutit Besnik Tahiri dhe përfaqësues të komunave të Kosovës, nënkryetari Matoshi është takuar me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta si dhe me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Velijaj më të cilat u diskutuan zhvillimet në lidhje me qeverisjen lokale në Shqipëri.
Matoshi theksoi se si Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë shumë hapsirë të shkëmbejnë përvojat dhe informacionin në këtë fushë, por duhet fokusuar energjitë në zhvillimin ekonomik të qëndrave më pak të zhvilluara lokale. Gjatë kësajë vizitë Matoshi dhe Tahiri ranë dakord që zyrtarë të Kamenicës të përfshihen në këtë program akademik kjo sepse komuna e Kamenicës ka nëvojë për ngritje të kapaciteteve dhe për këshillëdhenie në mënyrë që të realizoj ndryshimin. /2LONLINE/