DYLON

Kuvendi i Kamenicës merr vendim për shitjen e xhipit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kuvendi Komunal ka marrë vendim për shitjen e xhipit “Hyundai”, i blerë nga ish kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli në vitin 2010 në vlerë 38 mijë e 700 euro. Unë do të mendoj për një makinë komode që i kryen disa shërbime deri në Prishtinë sepse nuk jam njeri i luksit ka thënë kreu i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani.

Zyra për menaxhimin e pasurisë komunale, ka thënë se zhvlerësimi i veturës për tri vite është afro 17 mijë euro. Sipas kësaj zyreje, për riparimin dhe mirëmbajtjen e “xhipit” janë shpenzuar 4 mijë e 500 euro, për derivate 30 mijë euro gjatë tri viteve.

EkoHigjiena

Kryetari i komunës, Begzad Sinani, tha se nuk e ka komoditetin të ketë një veturë që harxhon shumë dhe ka kosto të lartë për mirëmbajtje dhe shpenzime të larta. “Kërkesat e qytetarëve janë të mëdha dhe është mirë të mendojmë më shumë për kategoritë sociale dhe t`iu dalim në ndihmë atyre ose të ndihmojmë klubet sportive, si psh, Handikosin, por krejt kjo varet prej juve delegatëve se ku do të destinohen mjetet me shitjen e Xhipit” u ka thënë Sinani këshilltarëve.

Sinani ka ironizuar duke thënë se “unë do të mendoj për një makinë komode që i kryen disa shërbime deri në Prishtinë sepse nuk jam njeri i luksit” ka thënë kreu i Komunës së Kamenicës. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.