/2L ONLINE/ – Nënkryetari i komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi së bashku me nënkryetarin për komunitete Dragisha Savic dhe drejtorin e Arsimit Agim Shkodra, kanë mbajtur një takim me drejtorët shqiptarë e serbë të shkollave në qytetin e Kamenicës, e në të cilin takim prezent ishte edhe komandanti i Policisë në Kamenicë Nazif Hajrizi me bashkëpunëtorët.
Temë e këtij takimi ishte siguria në shkolla, jashtë tyre, si dhe bashkëpunimi sa më i mirë i shkollave mes vete.
Nënkryetari Fatmir Matoshi u ka kërkuar drejtorëve të shkollave që të punojnë sa më ngushtë me nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me qëllim të krijimit të kushteve dhe ambientit sa më të mirë për të gjithë nxënësit e kamenicës.
“Ne kemi përkushtim të veqantë poër shkollat, kërkojmë që harmonia ndëretnike të kutivohet në shkollat tona, ne i kemi rrugët e përbashkëta, oborret e shkollave të përbashkët dhe kjo përfaqëson tolerancën dhe diversitetin tonë. Në asnjë variant nuk do të lejohet që për qëllimet e tyre personale kushdo që të jetë të prish qetësinë dhe bashkëjetesën që e kemi kultivuar tërë kkëto vite dhe që është meritë e vet qytetarëve të Kamenicës” ka thënë nënkryetari Fatmir Matoshi.
Edhe Dragisha Savic, nënkryetar për komunitete ka kërkuar që shkollat të bashkëpunojnë sa më shumë me njëra tjetrën të ketë sa më shumë aktivitete të përbashkëta dhe të gjenden forma përmes të cilave nxënësit do të njihen më mirë me njëri tjetrin.
Drejtori i Arsimit Agim Shkodra u kërkoi drejtorëve të shkollave që të jenë në kontakt të përhershëm me drejtorinë e arsimit dhe atje të paraqesin të gjitha problemet që eventualisht mund të ndodhin.
Edhe Kapiten Nazif Hajrizi ka thënë se policia, është prezente rreth oborreve të shkollave dhe edhe brenda tyre kurdo që të paraqitet nevoja për të siguaruar një ambient të sigurt për secilin nxënës të komunës së Kamenicës. /2L ONLINE/