DYLON

KF Gjilan: Federata e Futbollit të marr masa

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryesia e KF Gjilanit ka mbajtur takim pas ndeshjes, Feronikeli – Gjilani, ku ka diskutuar rreth këtij takimi dhe ka lëshuare këtë deklaratë:

Deri në minutën e 79’ të këtij takimi gjithçka ishte në rregull, por pas momentit të ndëshkimit të lojtarit tonë Betim Haxhimusa (i cili u ndëshkua pa të drejtë ngase as nuk u kacafyt, e as nuk fyu lojtarin Mendurim Hotin e K.F. Feronikelit ) eskaloi situata ku filluan gjuajtjet me tulla , gurë e shishe nga ana e shikueseve të cilët ishin vendosur në një tribunë pa rrethojë dhe nuk mund të kontrollohej nga askush.

EkoHigjiena

Nuk mjaftoi vetëm kjo pasi lojtari jonë, Betim Haxhimusa, kaloi turmën e shfrenuar të individëve të cilët qëndronin në fushë dhe nuk ishin persona zyrtar ai ballafaqohet me lojtarin kundërshtar, Menderim Hoti dhe Ekonomin e KF Feronikelit, i cili ishte pozicionuar me një lopatë në hyrje të zhveshtorës ku edhe e sulmojnë lojtarin dhe si pasojë ia thyen nyjën e dorës , Haxhimusa shpëton nga lëndime tjera edhe falë Drejtorit të SuperSportit për Kosovë i cili ishte në vendin e ngjarjes.

Ky nuk ishte fundi, Ekonomi i KF Feronikelit, sërish vihet në aksion dhe sulmon lojtarin, Arbër Shala, i cili gjendej në këndin e fushës. Ekonomi e goditi Shalën, e për çudi nuk reagoj askush, as gjyqtari anësor i cili ishte afër lojtarit kur ai u sulmua, në raste të tilla ndeshja duhet të ndërprehet.

Probleme pati edhe kur u ndëshkua me karton të kuq, Fidan Hasani, të cilin gjatë daljes nga fusha e gjuanin me gjësende të ndryshme si dhe gjatë shkuarjes për në zhveshtore ku ishin tubuar disa individë të pa autorizuar të cilët e sulmuan atë.

Në shpresojmë që, Federata e Futbollit të Kosovës, të marr masat e duhura dhe të mos lejoj përsëritjen e këtyre ngjarjeve të cilat më të vërtetë e izolojnë edhe më shumë futbollin tonë duke na pamundësuar kalimin në Evropë.

KF Gjilani
Kryesia e KF Gjilanit

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.