Aktivitetet e ngjjeshura të hapjes së Manifestimit “Flaka e Janarit 2025”, në ditën e parë, u mbajtën gjatë gjithë ditës nga Komuna e Gjilanit, për të shënuar e kulmuar në orët e pasditës me hapjen zyrtare, gjegjësisht ceremoninëendezjes së Flakadanit të “Flakës… 2025”.
Para teatrit të Qytetit të Gjilant, fillimisht u bë ndezja e flakadanëve nga 34 të rinjë të qytetit, të cilët defiluan paraprakisht përmes sheshit të qytetit rrugën deri tek platoje, duke përçuar kësisoji mesazhin e rëndësisë së lirisë që simbolizon vet manifestimi si i tillë në nderim të dëshmorëve, ndërsa kjo ngjarje u pasua me ndezjen e flakadanëve më pas në Platonë e Teatrit, për të qëndruar aty e ndezur gjatë 20 ditëve të ardhshme, deri në mbyllje të manifestimit me 31 janar.
E për ta madhështuar këtë ngjarje ishte përkujdesur stafi organizues i Komunës së Gjilant, me mysafiren e vecantë të ftuar, Nënë Stanen, kontributi i së cilës ka qenë i veçantë gjatë periudhës së luftës së UÇK-së.
E vet ajo ishte e shkurtër por e thuktë dhe domethënëse në fjalën e rastit para të pranishmëve.
“Jam shumë e lumtur që kam pasur mundësi në atë periudhë t’u japë bukë e ujë e çka kam pasur djemëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh ajo e entusiazmuar me vlerësimin që i është bërë në mënyrë institucionale vet asaj për kontributit gjatë luftës.
Deklarata e saj e shkurtë e përmbajtësore dhe domethënëse pati efekt të mënjëhershmë tek të pranishmit, të ciët e pritën me admirim e duartrokitje të gjata në ceremonin zyrtare të ndezjes së “Flakadanit të Flakës 2025”.
Kontrubutin e çmuar e të jashtëzakonshëm të Nënë Stane në rrethanat e luftës e vlerësoi lart vet kryetari Alban Hyseni, i cili në fjalën e tij vuri theksin tek përkushtimi institucional për të nderuar figurën e saj, duke potencuar se Komuna e Gjilanit është kujdesur që në shenjë mirënjohje e nderimi ka paraparë organizimin e “Akademisë së Flakës …” më 17 janar.
“Kemi një mysafire të veçantë në këtë ceremoni të “Flakës 2025”, Nënën Stane… Për nderë të saj Komuna e Gjilanit ka parapa të organizojë edhe Akademinë e Flakës. Nëna Stane është një heroinë e gjallë, e cila bashkë me gjithë familjen e saj ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh në luftën tonë çlirimtare, në mbështetjen e ushtarëve të UÇK-së, e bashkë me djemtë e saj edhe direktë në luftë”, tha kryetari Hyseni.
Në mesin e mysafirëve të shumtë në ceremoninë e “Flakadanit të Flakës 2025”, ishte edhe Prof Zefi nga kleri fetar, i cili vuri në dukje rëndësinë e manifestimit të përvitshëm të “Flakës së Janarit”, për të cilin tha se përçon mesazhin e lirisë gjithandej trojeve etnike.
Aktivitetet e parapara të manifestimit “Flaka e janarit 2025”, do të vazhdojnë më 12 janar me Tryezën kushtuar 80-vjetorit të Masakrës së Gjilanit, të organizuar nga Shoqata e Historianëve të Gjilanit me fillim në ora 11:00 në Resortin Vali Ranch. /2LONLINE/