Policia vazhdon angazhimin në identifikimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.
Policia e Kosovës vazhdon angazhimin në realizimin e planeve konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.
Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve vazhdojnë edhe me patrullime në lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.
Vetëm gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1650 ( njëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) tiketa ndaj kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.
Në vijim keni video – linkun për aktivitetet policore:
https://www.facebook.com/802275006499704/posts/2231008353626355/