(2LONLINE) – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, është paraqitur denjësisht në festivalin “Anadrinia jehon 2014” që është mbajtur në Denjë të Rahovecit e ku është nderuar me Çmimin “Muhamet Malësori”, për Këngëtarin më të mirë, ky çmim iu nda Nehat Feratit,
I shpërblyeri, Nehat Ferati, që njëherësh është edhe kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, thotë se ky festival mbahet për nderë të javës së dëshmorëve të kombit nga kjo treve dhe kishte karakter garues, pjesëmarrës ishin edhe Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira Shqiptare, konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë por serioziteti dhe përgatitjet e Ansamblit “Gjilani“ për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore por dhe ne paraqitjet e tjera neper festivale te ndryshme bënë që të i shpërblehet mundi i të gjithë pjesëmarrësve.
“Ansambli “Gjilani”, në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle, doke dhe zakone Autoktone nga treva e Anamoravës dhe Karadakut, Të përgatitur nga Këshilli Artistik i Ansamblit te cilët po bëjnë një pune te jashtëzakonshme për ta paraqitur Ansamblin “gjilani” sa me bukur në ngjarje të ndryshme kulturore e ata janë: Qemajl Musliu, Murat Ismajli, Afrim Haziri, Nehat Ferati dhe Rifat Idrizi”, ka thënë Nehat Ferati, kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani” /2lonline/