(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka ndarë edhe zyrtarisht çmimin letrar “Beqir Musliu” poetit nga Shkupi, Nehas Sopaj, që jepet nga Komuna e Gjilanit, për arritje të veçanta në letërsi.
Përndryshe, ditë më parë, juria e konkursit letrar ‘Beqir Musliu’, në përbërje Zejnepe Halili-Rexhepi, Hasan Bunjaku e Sarë Gjergji, kishte shpallur Nehas Sopajn nga Shkupi fitues të sivjetmë të çmimit letrar “Beqir Musliu”, që jepet nga Komuna e Gjilanit, për arritje të veçanta në letërsi.
Nehas Sopaj, është autor i më se 40 veprave letrare, është një krijues në të gjitha zhanret e letërsisë. Ai është fituesi i tetë me radhë i këtij çmimi, pas Ali Podrimjes, Sabri Hamitit, Musa Ramadanit, Visar Zhitit, Ibrahim Kadriut, Rexhep Qosjes e Ramadan Mehmetit. /2L ONLINE/