Për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandë me njerëz, policia e Nishit ka arrestuar Nebojsha S.(43) nga rrethina e Bujanocit duke sjell vendim për mbajtje prej 48 orëve.
I dyshuari në orët e hershme të mëngjesit (1:20h) është ndaluar në pikë pagesën e autostradës “Nais” dhe në makinën e tij të markës “Ford” me targa të huaja janë gjetur nëntë shtetas të huaj, dy nga Nigeria, dy nga Senegali, dy nga Bangladeshi dhe tre nga Afganistani, të gjithë pa dokumente udhëtimi të cilët në mënyrë ilegale kanë hyrë në Serbi nga Republika e Maqedonisë, transmeton Titulli.
I dyshuar Nebojsha, shtetasit e huaj i ka bartur me makinën në të cilën dritaret ishin të errësuara dhe se vetura ishte transformuar në mënyrë që në te të mund të uleshin më shumë njerëz.
Këta udhëtar nga Bujanocit deri në Beograd do të paguanin shumën prej 450 eurove.
Pasi të skadojn afati i mbajtjes prej 48 orëve i dyshuari me akuzë penale do të sillet në dëgjim para gjykatësit hetues.
Nëntë shtetasit e huaj janë dërguar te gjykatësi për kundërvajtje i cili i ka gjobitur me një shumë prej 15 mijë dinarëve, e cila është konvertuar në burgosje prej 15 ditësh si dhe masën e ndalimit një vjeçar për të hyrë në territorin e Serbisë.