/2L ONLINE/ – Aktivitetet për nder të 5 majit-Ditës së dëshmorëve, kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Me këtë rast në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani në Viti” konkretisht në kinemanë e qytetit, është shfaqur filmi “Heroi” me regji të Luan Kryeziut.
Po ashtu është hapur edhe ekspozita ndërkombëtare e karikaturës “Hello Europe” e cila do të qëndroi e hapur për 10 ditë, në Galerinë e Artëve në Viti. Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite ndër tjerash tha se kjo ekpozitë është një mundësi e mirë që qytetarët e komunës së Vitisë, të kenë mundësi të shikojnë një ekspozitë të karakterit ndërkombëtar.
Ai poashtu falendëroj të gjithë ata që mundësuan që ajo të hapët për publikun vitias. Ndërkaq në emër të shoqatës së karikaturistëve të Kosovës, ka folur Agim Krasniqi, i sqaroi edhe domethënien e kësaj ekspozite ndërkombëtare. /2L ONLINE/