Sot në Viti u shënua Dita Boterore e të Moshuarëve. Në kuadër të kësaj dite është vizituar ambienti ku bëjnë qëndrim ditorë të moshuarët vitias dhe me këtë rast i’u ësbërë matja e tensionit arterial, glikemia, si dhe u janë dhënë këshilla si të mbrohen nga ushqimi e të merren me aktivitete fizike etj.
Po ashtu është bërë edhe shpërndarja e fletushkave me këshilla për sëmundje kronike. Sipas dr.Vjollca Kadolli- Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, aktivitete të tilla po shënohen me qëllim të sensibilizimit tê qytetarëve për sëmundje të ndryshme.