Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti me bashkëpunëtorë të tjerë kanë marrë sot pjesë në një tryezë që është mbajtur në Viti, ku është diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë më të mira që gratë duhet të zhvillojnë në mënyrë që të kenë më shumë iniciativa në dobi të punës së tyre.
Me këtë rast, kryetari Haliti ka folur edhe për përkrahjen që ka pasur gratë vitiase nga qeverisja komunale e Vitisë, në bashkëpunim me organizatat e ndryshme, duke përmendur disa nga bashkëpunëtorët dhe sukseset e arritura.
Ai tha se përmes projekteve të shumta, në veçanti në këtë komunë janë ndihmuar shoqatat dhe bizneset e ndryshme të grave të cilat edhe kanë treguar suksese me plasimin e produkteve të tyre në treg.
Haliti tha se përmes projekteve të tilla femra vitiase është pavarësuar financiarisht dhe ka gjeneruar edhe të ardhurat për vetën dhe familjet e tyre.
Ndërkaq Melihate Osmani, nga Organizata për Reforma Lokale “ EULOC” në Viti, ka bërë të dikur se ky takim është mundësuar falë projektit “Promovimi i politikave dhe vendeve të punës miqësore për familjen në komunën e Vitisë” e që financohet nga UNFPA, mbështetur përmes Fondit të Grave të Kosovës, përmes Rrjetit të Grave të Kosovës, kurse në Viti zbatohet nga kjo organizatë.
Ajo i kanë njoftuar të pranishmit lidhur me këtë projekt dhe hapat që do të merren në vazhdim nga organizata “EULOC” në Viti. Pas këtij takimi në fund u dhënë edhe disa përfundim. /2LONLINE.com/