Organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti në bashkëpunim me Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës (SHMK) dhe mësimdhënësit e matematikës në Viti është mbajtur Olimpiada e parë në Matematikë.
Hapja zyrtare e kësaj olimpiade është bërë nga Drejtori i Arsimit në Viti, Basri Aliu dhe nga Koordinatori i këtyre garave për Viti, Burim Jashari.
Bëhet me dije se ekipi zyrtar i nxënësve të përzgjedhur për klasat IX deri XII nga Komuna e Vitisë do të përfaqësojnë komunën e Vitisë në Olimpiadën Matematike të Kosovës 2021, thuhet në komunikatë ne komunës. /2LONLINE.com/