Sot në Viti është mbajtur një trajnim në fushën e pemëtarisë, konkretisht të kultivimit të vishnjës. Ky trajnim është organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me USAID-in Amerikan.
Pemëtarët vitias gjatë këtij trajnimi janë njohur për së afërmi me menaxhimin e plantacionit të vishnjës, mirëmbajtja, krasitja e pemishtes, mbi sistemin e ujitjes pikë-pikë si dhe mbi parandalimin e përhapjes së sëmundjeve të ndryshme në këtë kulturë bujqësore.
Para pemëtarëve vitias këtë ligjëratë e mbajti Dr. Maxhun Shehaj.