/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatës Kosovo Center for Business Support (KCBS), më të cilët kanë bashkëbiseduar rreth implementimit të projektit “ Të drejtat e grave, Fuqizimi i tyre” , projekti ky i financuar nga Agjensioni për Zhvillim i shteteve të Bashkuara të Amerikës USAID, përmes projektit “Angazhimi për barazi E4E, zbatuar nga ATRC.
Për ndryshe ata e njoftuan kryetarin Haliti, se projekti për të drejtat pronësore të grave, fuqizimi i tyre, ka për qëllim funksionalizimin e zyrës për regjistrim civil në zbatimin e obligimeve ligjore ex-officio për dërgimin e certifikatave të aktit të vdekjes në Gjykatë për procedurë të mëtutjeshme trashëgimore. /2L ONLINE/