Këshilli Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar për gjendjen aktuale me Covid-19 në komunën e Vitisë, ku u vlerësua se situata është nën kontroll, ndonëse është duke u rrit numri i të infektuarve.
Në bazë të të dhënave të fundit, u bë e ditur se raste aktive në komunën e Vitisë janë 73, ndërkohë që të hospitalizuar janë pesë persona.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, theksoi se mësimi sot ka filluar në shkollat e kësaj komune dhe njiherit ka kërkuar që të respektohen masat anticovid nga personeli dhe nxënësit.
Në këtë takim, u diskutua edhe për rastin e zhdukjes së qytetarit Heset Rrahmani, për të cilin komandanti I policisë kapiten Afrim Halili, njoftoi se policia është në kërkim, ndërkohë që sot do të intensifikohen kërkimet edhe nga njësitë tjera policore. /2LONLINE.com/