DYLON

Prokurori Jetish Maloku zgjidhet Kryesues i KPK-së, ndërsa zëvendës i tij prokurori Veton Shabani

Prokurori Jetish Maloku zgjidhet Kryesues i KPK-së, ndërsa zëvendës i tij prokurori Veton Shabani
Avatar photo Redaksia

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e 193-të me radhë. Edhe ky takim, në bazë të Rregullores për zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të KPK-së, është udhëhequr nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili njëkohësisht është anëtar i Këshillit sipas detyrës zyrtare.

Në fillim të takimit, i cili në rendin e ditës kishte zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Kryeprokurori Lumezi, njoftoi për nominimet e paraqitura për pozitat e lartcekura. Ai tha se për pozitën e Kryesuesit ka paraqitur nominimin vetëm anëtari i KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, ndërsa për pozitën e Zëvendëskryesuesit vetëm anëtari i KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Veton Shabani.

Më tej, kandidatët e nominuar për pozitën e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit kanë paraqitur vizionet e tyre për udhëheqjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me ç’rast dy të nominuarit kanë prezantuar veprimet që do t’i ndërmarrin gjatë udhëheqjes së KPK-së.

EkoHigjiena

Në vazhdim është zhvilluar procesi i votimit për Kryesuesin e KPK-së, ku me 10 vota për dhe 1 kundër është zgjedhur prokurori Jetish Maloku, ndërsa me 11 vota për dhe asnjë kundër është zgjedhur Zëvendëskryesues prokurori Veton Shabani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.