/2L ONLINE/ – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie dhe zv. Kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi kanë vizituar sot komunën e Vitisë . Me këtë rast ata kanë marrë pjesë në nisjen e fushatës nacionale në nivel lokal për të drejtat pronësore të grave, fushatë kjo e cila organizohet nga USAID-i Amerikanë në Kosovë në bashkëpunim me komunën e Vitisë. Ambasadori i SHBA-së, Delawie është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Gjatë ditës së sotme, Ambsadori Delawie, Kryetari Haliti dhe zv. Kryeministri, Kuçi kanë bërë homazhe në kompleksin e diplomatit të ndjerë amerikan, Richard Holbrooke që gjendet në qendër të qytetit të Vitisë.
Sot në Viti , ka nisur programi i USAID-it Amerikan në Kosovë, për të Drejtat Pronësore (PRP) si dhe fushata e saj nacionale në nivel lokal për të drejtat pronësore të grave . Kjo fushatë ka për qëllim të tërheqë vëmendjen tek ne dhe të ndihmojë ndryshimin e qëndrimeve dhe sjellëve shoqërore ë Kosovë që vlerësohet se janë pengesë për të mundësuar grave për të ushtruar të drejtat e tyre pronësore lirisht sipas ligjeve në fuqi. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Greg Delawie ka folur për rëndësinë e këtij projekti duke theksuar rëndësinë që ka ndarja e pronës në mënyrë të barabartë e në veçanti edhe për gruan.
Ndërkaq zv. Kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ndër tjerash foli për rëndësinë që ka ndarja e barbartë e pronës në të dy gjinitë. “ E drejta e barabartë nënkupton një shoqëri të barabartë. Ne kemi qenë shoqëri e diskriminuar andaj si burrat ashtu edhe gratë nuk guxojnë tani të vazhdojnë diskriminimin në një pjesë tjetër të shoqërisë.” tha Kuçi.
Ai po ashtu kërkoj nga gratë që të jenë më kryengritëse për të kërkuar të drejtën e pronës ndërsa meshkujve ju bëri thirrje që të jenë më tolerant duke theksuar se Kosova është një vend i lirë dhe demokratik ku të gjithë kanë të drejtat e barabarta.
E kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti vlerësoj se e drejta pronësore e gruas është një e drejtë fundamentale e njeriut duke folur edhe për rëndësinë që kjo fushatë e saponisur për komunën e Vitisë.
“Kjo fushatë nacionale e cila lansohet sot në komunën tonë, me përkrahjen dhe me iniciativën e miqëve tanë ndërkombëtar dhe me gatishmërinë për bashkëpunim të institucioneve tona, trajton një çështje me shumë rëndësi e cila ndikon në zhvillimin socia-ekonomik dhe kulturor të një shteti.” U shpreh Haliti.
Për rëndësinë e këtij projekti që implementohet nga USAID-PRP ka folur, Merita Limani, Specialiste për Çështjet Gjinore dhe të Drejtat Pronësore në kuadër të këtij projekti.
Ndërkaq fjalën e morri edhe Kaltrina Sylejmani, Drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport që njëheritë është edhe zëdhënëse e qeverisë komunale të Vitisë, e cila ka bashkëpunuar ngushtë me USAID-PRP që ky projekt të realizohet në këtë komunë.
Ajo mandej e shpalli të hapur edhe ekspozitën e artit që ka paraqitur vizatimet e 70 nxënësve të kasaës së dytë me temën “ Shtëpia dhe Familja” . Kjo ekspozitë do të qëndroj e hapur për 10 ditë në galerinë e Arteve në Viti.
Në kuadër të kësaj fushate është shfaqur edhe një prezantim të forum teatrit për të demonstruar format dhe aktivitetet jo-tradicionale që mund të përdorën për të ngritur vetëdijen mbi çështjet sociale dhe për të nxitur debat. /2L ONLINE/