Në vazhdën e projektit-Programi i trajnimit për vetëpunësim, 12 pjesmarrës të këtij trajnimi janë përzgjedhur si përfitues të pajisjeve të ndryshme.
Këtë trajnim që u organizua fillimisht nga Zyra për Investime dhe mbështetje të bizneseve të komunës së Vitisë, e kanë ndjekur 50 pjesmarrës të fushës së biznesit për 5 ditë me radhë. 12 të përzgjedhurit janë përfitues në pajisje bujqësore, vegla pune, makineri, rrobaqepsi dhe sallone bukurie.
Ndërkaq sot, janë 7 përfitues të veglave të punës, instalues të ngrohjes, automekanik, serviser të pajisjeve shtëpike etj.
Në ceremonin e shpërndarjes së këtyre pajisjeve ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.
Financues të këtij projekti është USAID Empower Private sector dhe komuna e Vitisë, ndërsa implementues është organizata Help. Ditëve në vazhdim, pritet edhe shpërndarja e pajisjeve për pesë përfitues të tjerë të këtij projekti.