Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës sot në mëngjes në komunën e Zveçanit arretuan tre të dyshuar për vjedhje të veturave dhe posedim të drogës.
Shefi rajonal i policisë së Kosovës Zhelko Bojiq ka deklaruar se në aksionin e sotëm të mëngjesit janë bastisur dy lokacione në fshatrat Zhotkovac dhe Korile dhe se me atë rast janë arrestuar tre serbë, dy prej të cilëve jetojnë në Kosovë, e tjetri në Serbi. Me rastin e arrestimit është gjetur një sasi narkotikësh dhe pjesë të veturave që janë vjedhur.