“Në vazhdën e takimeve falënderuese me qytetarë dhe struktura tona, vizituam lagjen Arbëria, ku përveç mirëpritjes gjetëm mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren e madhe të 14 nëntorit”, ka thënë Alban Hyseni nga Vetëvendosje e Gjilanit, i cili do të jetë kandidati i kësaj Lëvizjeje, për kryetar komune, në zgjedhjet e balotazhit të 14 nëntorit.
Në Vetëvendosje vlerësojnë se një zë i ri e udhëheqje e re, do ta ndërrojë logjikën e qeverisjes komunale pas 14 nëntorit.
“Bashkë do të qeverisim për të mirën e përbashkët”, u ka thënë Hyseni të pranishmëve. /2LONLINE.com/