Në “Vali Ranch Resort”, është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Njësisë Rajonale të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës- OHTK, në Gjilan.
Ky Kuvend është hapur nga Armend Delijaj kryetar i Kuvendit të OHTK-së, i cili duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen ka prezantuar punën e Odës gjatë mandatit katër vjeçar.
Kryetari i OHTK-së Hysen Sogojeva përgëzoi Njësinë Rajonale të Gjilanit për angazhimin e tyre duke u premtuar mbështetje të pakushtëzuar.
Kuvendi i Njësisë Rajonale në Gjilan zgjodh, Adem Kastrati kryetar, .Arta Jakupi Mehmeti dhe Fatlum Selmani nënkryetarë.
Nga ky kuvend u zgjodh edhe kryesia e kësaj Njësie.
Nga kryesia e OHTK-së, duke u vlerësuar lartë puna dhe angazhimi i tij, është propozuar z. Fehmi Fetahi kryetar i OHTK-së për diasporë.
Ashtu si Kuvendet e Njësive tjera Rajonale edhe ky kuvend e ka propozuar z.Hysen Sogojeva për pozitën kryetar i OHTK-së.
Kuvendi propozoi edhe anëtarët e këshillit drejtues të OHTK-së si dhe delegatët për Kuvendin e OHTK-së nga NjR Gjilan.
Ky Kuvend Zgjedhor është monitoruar nga Kryetari i OHTK-së Hysen V. Sogojeva, Kryetari i Kuvendit Armend Delijaj, drejtori ekzekutiv Sadik Gashi, sekretari Luan Bajramaj si dhe drejtori i Departamentit për Hoteleri dhe Gastronomi Mr. Sadik Maqedonci në emër të OHTK-së.
Kuvendi Zgjedhor pas Pejës, Mitrovicës, Ferizajt, Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit do të mbahet edhe në Gjakovë për t’i hapur kështu rrugë mbajtjes së Kuvendit qendror Zgjedhor në OHTK. /2LONLINE/