DYLON

Iku një njeri shumëdimensional

Iku një njeri shumëdimensional
Avatar photo Redaksia

Nga: Fehmi Sylejmani

Lajmi për vdekjen e Hasan Bunjakut, njërit nga gazetarët më me përvojë dhe me plotë të drejtë doajenit të gazetarisë, ishte pikëllues jo vetëm për familjarët e tij, por për gjithë qytetin e Gjilanit

EkoHigjiena

Baci Hasan, siç e quanim ne të rinjtë, e njihja kaherë, mirëpo bashkëpunimin në sferën e gazetarisë e patëm qysh para luftës(në livadhet e Malishevës, nëpër sallat e improvizuara gjatë pavarësimit të sportit kosovar) dhe pas luftës.

Përveç, që ishte njohës i mirë i rrethanave shoqërore politike, kulturës, artit, ishte edhe njohës i mirë i sportit e veçmas futbollit.

Ai gjatë punës shumëvjeçare në sferën e gazetarisë i kishte shtangur kolegët e tij serbë, maqedonë, malazezë me gjuhën e të folurit dhe të shkruar serbo-kroate si dhe me përshkrimin, pasqyrimin, leximin dhe vlerësimin e lojës së futbollit.

Kjo kishte ndodhur shpesh herë, kur ish KF “Crvena Zvezda”, luante si mysafir, gjatë garave në Ligën e Dytë Federative të ish Jugosllavisë, grupi Lindje.

Baci Hasan, në cilësinë e gazetarit pothuajse ishte në çdo takim, me raportet e tij nga vendi i ngjarjes. Ai kishte një stil të veçantë në gazetari, shkruante me periudha të gjata, sillte fjali të reja, ishte kreativ, logjik dhe profesional.

Ngjarjet dhe meseletë i përshkruante me një elekuiencë të paparë.

Me një modesti të rrallë dhe të sinqertë, si një ‘plakë’ i urtë i këshillonte dhe udhëzonte vazhdimisht gazetarët e rinj.

Do të mbetet pa dyshim emër i spikatur i jetës kulturore dhe i gazetarisë në Gjilan. Si njeri me vlera qytetare, njerëzore e kombëtare.

Ai la gjurmë të pashlyeshme për qasjen dhe penën e tij në gazetari.

Shpirti i tij pushoftë në paqen e pasosur të amshimit!

Lamtumirë baci Hasan!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.