Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan në kuadër të programit “Guest Speaker”, ka mbajtur ligjëratë me temën: “Letërsia Arbëreshe”, Anton Nikë Berisha professor në Universitetin e Kalabrisë së Italisë.
Ai fillimisht është tauar me Rektorin Bajram Kosumi, i cili e ka falënderuar atë për ardhjen në Universitetin “Kadri Zeka”, për të kontribuar përmes ligjëratës së tij para stafit akademik, administrative, studentëve dhe mysafirëve të tjerë.
Ndërkaq në ligjëratën me temën: “Letërsia Arbëreshe”, Anton Nikë Berisha profesor në Universitetin e Kalabrisë së Italisë, ka thënë se gjuha arbëreshe dhe të folurit arbërisht ka qenë dhe mbetet përbërësi më qenësor i ruajtjes së botës dhe shpirtit arbëresh nëpër kohë. Sipas Profeso Anton Nikë Berishës, letërsia arbëreshe, gojore dhe e shkruar, po ashtu pati një rëndësi të madhe dhe luajti një rol të shumëfishtë për ruajtjen dhe pasurimin e kësaj bote.
Si pas tij, rëndësia dhe roli i jashtëzakonshëm i letërsisë arbëreshe u shprehën në forma e në rrafshe të ndryshme, saqë letërsia arbëreshe luajti një rol të dyfishtë ku me një anë mundësoi mbijetimin e gjuhës arbëreshe si element qenësor dhe, më anë tjetër, krijoi dhe pasuroi artistikisht botën dhe shpirtin arbëresh dhe kushtëzoi mbijetimin e tyre nëpër rrjedhë të shekujve.
Profesor Anton Nikë Berisha nuk ka lënë pa përmendur krijuesit arbëreshë,( De Radën, Zef Seremben, Françesk Santorin, Zef Skiroin, Lekë Matrangën, Jul Varibobën etj ), të cilët trajtuan çështje thelbësore, që lidheshin me ruajtjen e etnitetit e të mendësisë arbëreshe, të gjuhës e të gjithë asaj që ishte qenësore dhe që ata e kishin trashëguar nga paraardhësit dhe shprehte botën e tyre.
Në fund të ligjëratës, nga stafi akademik, studentët dhe pjesëmarrësit tjerë pati interesime të ndryshme rreth Letërsisë Arbëreshe.