Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” u mbajt Konferenca Shkencore për Arbëreshët në kuadër të organizimit tradicional “Takimet e Dom Mikelit”.
Hapjen e Konferencës e bëri Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Bajram Kosumi, i cili shprehi falënderimet e përgëzimet për organizimin e kësaj Konference me rendësi për shkencën dhe kulturën arbëreshe-shqiptare.
Rektori Kosumi ndër tjerash foli edhe për rolin kulturor të Arbëreshëve në historinë shqiptare, për dyndjet Arbëreshe, lidhjet e sotme të Arbëreshëve me trungun, Shqipërinë dhe Kosovën, etj..
Kurse letrën përshëndetëse të Dom Jeton Thaçi e lexoi Sarë Gjergji, i cili uroi për organizimin e konferencës, duke thënë se Universiteti lind me mendimin që të bashkojë të gjithë ata që janë të interesuar rreth kulturës dhe dijës, derisa është shprehur i lumtur që kjo po ndodhë në Universitetin Publik “Kadri Zeka”.
Konferenca ishte e ndarë në dy sesione. Drejtues të sesionit të parë ishin Merxhan Avdyli, Fatmir Toçi, Nevrije Ismaili, Zeqir Kadriu, ku punimet e tyre i paraqitën:
Fatmir Toçi u paraqit me punimin “Emigrimet e arbërve para dhe pas shek.XV, themelimi i ngulimeve arbëreshe, vendbanimet e tyre sot”
Imri Badallaj prezantoi punimin “Arbërishtja identitet i vetë italo-arbëreshëve”
Merxhan Avdyli prezantoi punimin “ Paradigmat e letërsisë arbëreshe”
Asllan Hamiti u paraqit me punimin “ Vlera kombëtare e arbërishtes së Italisë dhe sfidat aktuale”
Hamit Xhaferi prezantoi punimin “Letërsia arbëreshe”
Vebi Bexheti u paraqit me punimin “ Mbi lirikat e përmbledhjes “Përtej maleve, prapa kodrës”, të Zef Skiro Di Maxhos
Zeqir Kadriu prezantoi punimin “ Arbëreshët gjaku ynë i shprishur”
Nikollë Loka u paraqit me punimin “Shkollimi i të rinjve nga trevat shqiptare në Kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër të Kalabrisë në Itali”
Kurse në sesionin e dytë drejtues ishin: Emin Krasniqi, Hamit Xhaferi, Sarë Gjergji, Flamur Maloku.
Emin Kabashi prezantoi punimin “Jeronim de Rada dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare”
Isak Shema u paraqit me temën “Botimi plotëkritik i veprave të Jeronim de Radës “Opera Omnia di Girolamo de Rada”
Sarë Gjergji prezantoi temën “Gjella e Shën Mërisë së Virgjër” e J.Varibobës në relacion me Biblën
Flamur Maloku dhe Rina Rasimi prezantuan punimin “ Romantizmi arbëresh- Letërsia misionare”
Nevrije Ismaili dhe Liridona Mehmeti u paraqiten me punimin “ Rëndësia e këngëve historike arbëreshe për figurën e Skënderbeut”
Agon Rrezja paraqiti punimin me temën “Kontributi shkencor i arbëreshit prof. dr. Zef Skiroit për shqiptarët dhe Shqipërinë mesjetare-bizantine”
Jeton Idrizi u prezantua me temën “Jeronim de Rada dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit”
Ilir Bytyqi prezantoi temën “Kontributi i lëvizjes arbëreshe në afirmimin e çështjes kombëtare përgjatë shek.XIX”
Besarta Dakaj e Arjan Dobraj u paraqiten me punimin Rreth veprës “Autobiologjia” të Jeronim de Radës
Punimet e prezantuara do të botohen pas një vlerësimi nga komisioni recensues në revistën shkencore Akademia Stubllae (e indeksuar me ISSN).
Në këtë Konferencë u prezantuan kumtesa e studime të rëndësishme për gjuhën, letërsinë̈, arsimimin dhe kulturën arbëreshe nga studiues të mirëfilltë̈ të fushës gjuhësore, letrare, historike, të mbarë trevave shqiptare, si: Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.
Nga diskutimet e tematikat e prezantuara gjatë Konferencës mes studiuesish pjesëmarrës u vë në pah të vazhdojë ky organizim shkencor edhe më tutje, që të jetësohen të arriturat studimore e të gjallërohet kultura arbëreshe.
Këshilli organizativ i konferencës ishte i përpër nga Prof. asoc. dr. Merxhan Avdyli, Prof. asoc. dr. Nevrije Ismaili, Prof. Sarë Gjergji, Dr. Flamur Maloku, PhD.C. Liridona Mehmeti dhe PhD.C. Rina Rasimi. /2LONLINE/