Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në organizim të fakultetit Juridik, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në koordinim me OSBE, ka mbajtur prezantimin me temë: Parandalimi dhe luftimi i Korrupsionit
Qëllimi i këtij prezantimi ishte informimi sa më i gjerë i Opinionit me punën e Policisë, rritjes së bashkëpunimit me qytetarë dhe luftimin e krimit.
Pjesëmarrësit nga afër janë njoftuar për veprat penale të cilat i trajton Policia e Kosovës (Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit), pastaj mënyrën se si hetohen rastet nga Policia, komunikimi i Policisë me agjenci tjera të sigurisë, Prokurorinë dhe Gjykatën etj. /2LONLINE/