Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht Fakulteti i Edukimit me përkrahjen e CARITAS-it zviceran, ka filluar implementimin e projektit TAKE i cili do të realizohet në bashkëpunim me Universitetet Publike, gjegjësisht Fakultetet e Edukimit në Kosovë.
Objektivat e projektit u shpalosën nga koordinatorja e projektit TAKE për Fakultetit e Edukimit në UKZ, Prof. Asoc. Dr. Nevrije Ismaili.
Një fjalë rasti mbajti Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku i cili pasi përshëndeti pjesëmarrësit, tha se investimi në edukimin e hershëm është i domosdoshëm dhe se bashkëpunimi në projektet e përbashkëta të CARITAS-it dhe të tjera janë gjithmonë frytdhënëse.
Më pas para të pranishmëve, që ishin staf i UKZ-së, drejtor të Institucioneve Parashkollore të Komunës së Gjilani, prindër të fëmijëve që vijojnë kopshtet në IP, u mbajt trajnimi i I-rë nga eksperti Prof. Ass. Dr. Mensur Neziri, me temën: “Roli i edukimit parashkollor në familje”.
Ndryshe, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Fakulteti i Edukimit në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përkatësisht Fakultetet e Edukimit të Universiteteve Publik në Kosovë, me përkrahjen e CARITAS-it Zviceran, në kuadër të projektit Together Advancing Kosovo’s Training and Employment ëith in the Education Sector (TAKE) – University Cooperation, në muajn shtator të këtij viti, kanë filluar inplementimin e projektit në fjalë.
Projekti ka për qëllim rritjen e cilësisë së përgatitjes së edukatorëve para shërbimit, sidomos në aspektin e zhvillimit të shkathtësive praktike, duke investuar në procesin e mentorimit përmes një bashkëpunimi të ngushtë me institucionet parashkollore.
Ky project financohet nga Qeveria, Principata e Lihtenshtajnit. Inplementimi i projektit realizohet nga CARITASI Zviceran (CACH) në Kosovë në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina. /2LONLINE/