(2L ONLINE) – Në turneun që u mbajt të shtunën në stadiumin e qytetit në Gjilan, ndodhi një vaki! Tifozi i Dritës Fatos Ramadani ka kërkuar leje nga familjaret e Bezit-Racit dhe Reshit, që ditën e martesës ta bie nusen në stadium në turneun Bezi-Raci dhe Reshi, këtyre tri personaliteteve që kontribuuan shumë jo vetëm për futbollin gjilanas por edhe në nivel vendi.
Ai hyri në stadium me nusen e tij me fustan te bardhë dhe me shallë e balona të klubit të tij të zemrës.
Tifozi ishte i papërmbajtshëm prej momentit që filloi të brohoritet emri i tij , Fatosit ju mbushën sytë me lot dhe tha se ëndrra e tij u realizua.
Dhëndri i falënderojë shumë KF. Dritën dhe familjaret për mundësinë qe ia dhanë për të bërë një veprim të tillë. /2L ONLINE/