Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan dhe Kamenicë, në tri raste të ndara, janë gjetur dhe konfiskuar armë. Sipas raportit policor, dy raste janë regjistruar në Komunën e Gjilanit dhe një në atë të Kamenicës.
Në rastin e parë, nga personi i dyshuar policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie, me afat të skaduar të lejes së armës. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori kompetent.
Në rastin tjetër, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse, në rastin e tretë, në Vriqec, të Komunës së Kamenicës policia ka arrestuar një të dyshuar, pasi që te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.