(2L ONLINE) – Me rastin e 69 vjetorit të rënies heroike dëshmorëve të vitit 1943-1945 të fshatit Tërpezë, është mbajtur një tubimi përkujtimor ku morën pjesë përfaqësues të Institucioneve komunale të Vitisë, shoqatave të dala nga lufta dhe mysafirë të tjerë.
Me rastin e kësaj dite, u përkujtuan 4 dëshmorët e kombit të këtij fshati, Muharrem Bajrami, Fazli Rashiti, Ejup Salihu dhe Adem Sahiti të cilët luftuan në kuadër të brigadës së komandantit Hysen Tërpeza.
Në emër të institucioneve Komunale të Vitisë ka folur zv. Kryetari I kësaj Komune Hasan Aliu.
“Ne kete dite sikur na shtohet dhimbja, sepse çdo luftëtare qe jep jetën për lirinë e atdheut te vet, pushon I qete ne raste se populli I vet gëzon lirinë, por fati I këtyre luftëtareve për shkak te rrethanave politike te krijuara ne Ballkan dhe Evropë ideali I tyre për çka u flijuan nuk u realizua dhe Kosova serish u gjend nen okupimin serb i veshur me petkun jugosllav, me çka historia e censuruar I la te anatemuar për 54 vite me radhe” u shpreh zv. Kryetari Aliu.
Ai ndër tjerash porositi që përkujtimet e tilla të jenë motivim për gjeneratat e tanishme dhe të së ardhmes. Ndërkaq në aspektin historik ka folur Mr. Adem Murati Ndërkaq, në emër të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së ka folur kryetari i shoqatës Qemajl Rexhepi. /2L ONLINE/