(2L ONLINE) – Është mbajtur takimi me banorët e fshatit Dazhnicë të komunës së Kamenicës në kuadër të Takimeve të vendlindjes ‘’Dazhnica 2014’’. Manifestimi ‘’Dazhnica 2014’’ është shënuar me aktivitete të ndryshme kulturore: këngë, valle, recitime, gara sportive, lojëra popullore etj. Ndërkaq e veçanta e këtij takimi ishte prezenca e një mërgimtari të fshatit në fjalë, Senad Jerlija që kishe udhëtuar nga Zambia e Afrikës pikërisht për të marrë pjesë në tubimin e organizuar.
Senadi jeton dhe vepron në Afrikë dhe vendlindjen nuk e kishte vizituar për shumë vite.
Vebi Jerliu nga Këshilli Organizues i manifestimit, në një fjalë rasti tha se për arsye që shumë banorë të këtij fshati janë shpërngulur që moti nga këto troje dhe pamundësinë e vizitave nëpër këto familje është shtruar si detyrë që së paku një herë në vit të mbahet një takim i këtij lloji.
Gjithashtu edhe Hysen Jerliu bashkëfshatar, në fjalën e rastit është shprehur se ky takim mundëson edhe njohjen e brezit të ri në mes vete si dhe mundëson njohjen e vendlindjes të të parëve të tyre.
Ndrysh fshati Dazhnicë përbëhet prej Dazhnicës së Jerlive (Vendasve) dhe të muhaxherëve (Ramabajëve , Vrapcëve etj.)
/Edona JERLIU/2L ONLINE/