Në fshatin Stubëll të Eperme të Vitisë, po vazhdojnë punimet në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit. Projekti i sigurimit të ujit të pijëshëm për këtë lokalitet është në fazën e pestë dhe mundësohet fal SDS-së Zvicerane si dhe implementohet nga CDI-ja.
Me këtë rast sot i pari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar Stubëllën për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë projekt shumë të rëndësishëm. Ai aty është pritur nga banorët e këtij lokaliteti të cilët u treguan falëndërues për projektin në fjalë.