Sot në fshatin Smirë të Vitisë, kanë filluar punimet në asfaltimin e segmentit tërrugës “Mirali Sejdiu” me gjatësi rreth 1 km.
Punimet në asfaltimin e kësaj rruge i ka inspektuar zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu me bashkëpunëtor.
Përndryshe në kuadër të projektit komunal vetëm në fshatin Smirë parashihen të asfaltohen gjashtë rrugë në lagje të ndryshme.
Smirasit e kanë mirëpritur këtë projekt infrastrukturor duke falenderuar institucionet komuanle për investimet qe janë bërë por edhe që do të fillojnë së shpejti.