Në fshatin Sllatinë e Poshtme të Vitisë, kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugëve “Gjelbina” dhe “Kuvendi i Sllatinës”.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë vizituar punimet që po zhvillohen në asfaltimin e këtyre dy rrugëve. Përndryshe banorët e kësaj ane e kanë mirëpritur asfaltimin e këtyre rrugëve duke falënderuar institucionet komunale të Vitisë, për punën që po e bëjnë në rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e hapësirave për lëvizjen e lirë dhe të sigurt. Përndryshe në fshatin Sllatinë të Poshtme pritet të asfaltohen edhe disa rrugë të tjera.