DYLON

U inaugurua zyrtarisht projekti i E-Kisokut në Pozheran

U inaugurua zyrtarisht projekti i E-Kisokut në Pozheran
Avatar photo Redaksia

Në Pozheran sot është inauguruar edhe zyrtarisht projekti i E-Kioskut, me këtë rast në mbështetje të Programit USAID-it për të Drejtat Pronësore (PRP-së), Institucionet Komunale të Vitisë, organizuan ceremoninë e lansimit në mënyrë zyrtare të kësaj e-kioske të parë, të gjeneratës së dytë në Kosovë.

Kjo e-kioskë ofron certifikata të pronësisë dhe deklarata të tatimit në pronë, përveç dokumenteve të gjendjes civile, siç janë certifikatat e lindjes dhe certifikatat e martesës. Zëvendësdrejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, dhe Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, folën në këtë aktivitet, i cili u hap nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Në fjalën e tij, kryetari Haliti përmendi përparësitë që do ti kenë jo vetëm qytetarët e Pozheranit, por edhe të vendbanimeve tjera të komunës së Vitisë, pasi që pa humbur shumë kohë, mund të pajisen me dokumentet e nevojshme.

EkoHigjiena

Haliti, duke shpreh mirënjohje për realizimin e këtij projekti, ka falënderuar USAID-in edhe për projektet tjera të realizuara në komunën e Vitisë, duke premtuar një bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Në këtë ngjarje pati edhe një tendë informative për qytetarët lidhur me çështjet e të drejtave pronësore, ku qytetarët mund të bënin pyetje dhe t’i merrnin broshurat informative të PRP-së. Udhëzime për përdorimin e e-kioskës elektronike u dhanë në vendngjarje.

Projektet e mëparshme të USAID-it kanë vendosur e-kioska në një numër të komunave të Kosovës, të cilat ua mundësojnë qytetarëve që t’i marrin dokumentet e gjendjes civile.

Pas zhvillimit të suksesshëm të këtij prototipi, PRP-ja do t’i avancojë kioskat e tjera në Kosovë për t’ua mundësuar atyre që t’i ofrojnë këto shërbime shtesë.

Këto veçori shtesë kërkojnë që kioska elektronike të jetë e lidhur me sistemet informative të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe të Departamentit të Tatimit në Pronë të Ministrisë së Financave.

Programi i të Drejtave Pronësore i USAID-it është program pesëvjeçar që realizohet nga Tetra Tech dhe që synon t’i trajtojë sfidat e të drejtave pronësore në Kosovë duke bërë avokim publik për ta ngritur vetëdijen dhe për t’i ndryshuar qëndrimet në Kosovë për të drejtën e grave në posedim dhe përdorim të pronës, duke e mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore; duke e përmirësuar shqyrtimin e kërkesave pronësore, si dhe duke punuar me komunat për t’i përmirësuar shërbimet e tyre për qytetarë, për t’ua mundësuar atyre që të drejtat pronësore të tyre t’i ushtrojnë më lehtë dhe në mënyrë më efektive.

Shiritin e inaugurimit të këtij projekti e bënë kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, zv. drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno dhe Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.