Sot në fshatin Sllatinë të Epërme të Vitisë, është hapur fabrika për kultivimin dhe konservimin e perimekulturës “Grasep”.
Në përurimin e kësaj fabrike ka marrë pjesë edhe kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti i cili bashkërisht me pronarë të fabrikës “Grasep”, kanë bërë edhe prerjen e shiritit.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se ai ndihet shumë i gëzuar që në këtë komunë po shënohen hapa progresive, duke shtuar se nuk ka lajm më të mirë sot për këtë komune, se sa hapja e kësaj fabrike.
Ai tha se është me rëndësi të ketë qendra për grumbullim dhe përpunim, duke përmendur edhe disa njësi të tilla që janë hapur kohëve të fundit, në lokalitete të ndryshme të kësaj komune. Kreu i kësaj komune nga aty, ka ftuar donatorët të investojnë në komunën e Vitisë.
“ Ftoj donatorët të investojnë në komunën tonë sepse më të vërtetë ja vlen, pasi që ne kemi njerëz të zellshëm dhe punëtor fisnik, që kanë traditë që dinë dhe dëshirojnë të investojnë në tokën e vet. Vitia dhe rinia e Vitisë nuk e ka ndërmend të shkoj në mërgim apo gjëkundi por, e ka ndërmend të punoj dhe shfrytëzoj potencialet e veta dhe të jetoj e punoj nga këto potenciale”, u shpreh kryetari Haliti.
Ai tha se motivi i punës e mbanë rininë këtu, gjeneron punësim dhe të hyra.
Kurse Valbona Ajeti, Drejtoreshë e kësaj fabrike tregoi se fillimin e kësaj pune në këtë veprimtari ata e kishin nisur në vitin 2015, duke u rritur gradualisht me përkrahjen e donatorëve por edhe të komunës së Vitisë.
“Si çdo fillim por edhe ky i yni ka qenë i vështirë, por falë përkrahjes së vazhdueshme të komunës së Vitisë dhe donatorëve dhe të angazhimit tonë ne kemi arritur këtu ku jemi sot. Mbështetjen e parë e kemi pasur nga komuna e Vitisë nën udhëheqjen e kryetarit, Sokol Haliti bashkë me drejtorinë e bujqësisë dhe GLV-në “Vitia” tha ajo.
Ajeti përmendi edhe përkrahjen që ja kanë bërë organizatat e ndryshme dhe institucionet, për të arritur deri të hapja e kësaj fabrike. Me këtë rast ajo falënderoj të gjithë ata që e kanë përkrahur atë, për të arritur deri te hapja e fabrikës për kultivimin dhe konservimin e perimkulturës “Grasep”, në Sllatinë të Epërme të Vitisë.
Përndryshe në këtë përurim e pranishme ishte edhe Arlinda Sahiti, Drejtoresh për Bujqësisë, Pylltari dhe Zhvillim Rural i cili ju urojë përfaqësuesve të kësaj fabrike suksese në të ardhmen. /2LONLINE.com/