Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Sllatinë të Epërme, ku janë duke u mbjellë pemë dekorativ.
Me këtë rast ai potencoi se kjo komunë vazhdimisht është përkujdesur për një mjedis të pastër si dhe për krijimin e sa më shumë hapësirave gjelbëruese për qytetarët duke shtuar se kjo është në të mirën e shëndetit të tyre por edhe të faunës.
Haliti bëri me dije se krijimi i hapësirave të tilla gjelbëruese do të vazhdojnë edhe në lokalitetet e tjera.
Përndryshe më parë kjo komunë pos që ka bërë largimin e deponive të shumta ilegale të mbeturinave i ka shndërruar ato në hapësira gjelbëruese për të gjithë qytetarët.