Sot në qytetin e Vitisë, konkretisht në rrugën “Ylvi Demiri” kanë filluar punimet shtrirjen e rrjetit të kanalizimit.
Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu me bashkëpunëtorë ka parë për së afërmi punimet që kanë nisur.
Aty zv. Kryetari Aliu është takuar edhe me banorët e këtij lokaliteti të cilët kanë mirëpritur punimet në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit duke e cilësuar atë si shumë të nevojshme.