Mbetjet mortore të pesë trupave tashmë të nxjerr në Rashkë, do tërhiqen sot (e martë) nga aty për ekspertiza të mëtutjeshme. Pasdite do të bisedohet prapë rreth kësaj çështje, por çfarëdo vendimi që të merret, deri më 14 janar koha nuk është në favor të gërmimeve.
Kështu të patën deklaron drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu i cili ndodhet në Rashkë ku ka shkuar për mbetjet e pesë trupave tashmë të ekshumuara.
Gërxhaliu, në një prononcim për Kosovapress, thotë se kah fundi i ditës do diskutohet për vendimet e radhës por fatkeqësisht sipas tij, koha nuk është në favor të gërmimeve.
“Çfarëdo që të bëhet apo çfarëdo vendimi që të merret, nuk mund të punojmë asgjë deri më 14 janar, sepse moti (koha) e pamundëson atë”, thotë Gërxhaliu.