Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatin Ramajn të Vitisë, ku është bërë asfaltimi i rrugës “Rexhepi”.
Me këtë rast ai ju ka uruar qytetarëve të këtij fshati për këtë projekt infrastrukturor. Ndërkaq edhe banorët u shprehën falënderues për asfaltimin e kësaj rruge duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishëm për ta.
Ndërsa Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë do të vazhdojë me realizimin e projekteve kapitale në të gjitha lokalitet e kësaj komune dhe atë në të gjitha fushat që janë të parapara duke cilësuar këto projekte si në interes të banorëve dhe të zhvillimit të lokaliteteve të kësaj komune. /2LONLINE.com/