DYLON

Kryetari Haziri pret në takim përfaqësuesit e Shoqatës së sporteve shkollore dhe Shoqatës së Çiklizmit

Kryetari Haziri pret në takim përfaqësuesit e Shoqatës së sporteve shkollore dhe Shoqatës së Çiklizmit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Shoqatës së sporteve shkollore dhe të Shoqatës së Çiklizmit, në Gjilan.

Kryetari Haziri përgëzuar përfaqësuesit e Shoqatave për punën dhe angazhimin, në dobi të zhvillimit të aktiviteteve në të mirë të nxënësve dhe të gjithë adhuruesve të çiklizmit.

EkoHigjiena

Haziri ka thënë se koordinimi dhe bashkëpunimi me të dy Shoqatat do të jetë i vazhdueshëm.  

Në emër të Shoqatës së sporteve shkollore ka folur kryetari, Afrim Selimi dhe të Shoqatës së Çiklizmit, Ardian Demiri, të cilët kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, bashkëpunimin dhe mbështetjen me të gjitha mundësitë e Komunës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.