Në kuadër të aktiviteteve të shumta që janë organizuar për nderë të ditëve të diasporës, është mbajtur sot edicioni i tretë i “Streetball Vitia” nga Klubi i Basketbollit “Vitia”, e që ka bashkuar shumë sportist dhe adhurues të basketbollit.
Nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka përgëzuar sportistët dhe i’u ka uruar suksese. Ai tha se dalëngadalë po përmbyllen edhe “Ditët e Diasporës”, të cilët janë shtylla e zhvillimit ekonomik në komunën e Vitisë.
Ndërsa drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, Milot Lala, ka falënderuar basketbollistët për punën, vullnetin dhe energjinë.
Poashtu ai bëri të ditur që aktualisht në Viti, janë 8 klube, prej tyre 6 klube të meshkujve dhe 2 klube të femrave. Edhe trajneri I këtij klubit, Nehat Rexhepi dhe kryetari i klubit Blend Haxhiu, kanë bërë të ditur që Klubi i basketbollit “Vitia” do të garojë në ligën e dytë.
Gjithashtu ata kanë falënderuar institucionet komunale për mbështetjen e vazhdueshme. Ky aktivitet është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Sokol Haliti dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti. /2LONLINE.com/