/2L ONLINE/ – Në qytetin e Vitisë, kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës “Safet Rexhepi“. Punimet në asfaltimin e kësaj rruge i kanë inspektuar zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Kryesuesi I Kuvendit Komunal, Naim Pira. Zv. Kryetari Aliu, është takuar edhe me disa banorë që jetojnë për gjatë të kësaj rruge, të cilët ndër tjerash kanë falënderuar institucionet komunale të Vitisë, për këtë projekt në fushën e infrastrukturës por edhe për shumë projekte të tjera të cilat janë realizuar në qytetin e Vitisë dhe të cilat sipas tyre jo vetëm që po zbukurojnë qytetin e Vitisë por po ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. /2L ONLINE/