Sot në qytetit të Vitisë, organizuar nga komuna e Vitisë, konkretisht nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është bërë dhurimi vullnetar i gjakut.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrusha Ahmeti dhe Vjollca Kadolli-Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti, kanë vizituar nga afër ekipin mjekësor dhe vullnetarët e gjakut.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit komunal kanë falënderuar ekipin dhe qytetarët vullnetar që po marrin pjesë në aksionin „Dhuro gjakë-shpëto jetë“ duke potencuar edhe rëndsinë e dhurimit të gjakut. /2LONLINE/