Në komisariatin për të zhvendosurit dhe emigracion në Preshevë gjashtë familje shfrytëzuese të ndihmave nga buxheti komunal i komunës së Preshevës. Ky departament për refugjatë dhe emigracion i cili merret me trajtimin, stacionimin dhe ndihmën e familjeve të zhvendosura nga rajone tjera jashtë republikës së Serbisë.
Me propozim të kuvendit komunal të Preshevës i besuar dhe i caktuar për këtë çështje është Fadil Azizi, i cili njëkohësisht është edhe kryeshef për veprimtari shoqërore në Preshevë.
“Jam i propozuar nga Kuvendi Komunal i Preshevës në komisariatin për refugjatë dhe emigracion i cili përkujdeset për qytetarët e zhvendosur nga vendet tjera “ tha Azizi për Titulli.com.
Sipas Azizit në territorin e komunës së Preshevës si të zhvendosur janë gjashtë familje.
“Të zhvendosur nga qytetet tjera në komunën tonë ka. Tani për momentin i kemi gjashtë familje të zhvendosura nga Kosova, të cilëve iu ndajmë ndihma “ theksoi Azizi për Portalin Titulli.com.
Këto familje të zhvendosura janë të vendosura në baraka kolektive .
“Familjet e zhvendosura janë të stacionuara në baraka kolektive të përgatitura nga Komisariati Republikan për të zhvendosurit dhe emigracion dhe atyre iu ndihmojmë me nga një pako gjëra ushqimore elementare” shprehet Fadil Azizi.
Ai është shprehur se ndihmat për këto familje të zhvendosura dhe të familjeve të tjera të cilat mund edhe të na shtohen në të ardhmen do të vazhdojnë me mundësitë dhe kapacitetet komunale.