Në prag të Festës së Fiter Bajramit, shoqata “Bereqeti” dega në Gjilan e cila vepron në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, shpërndau 295 pako ushqimore dhe 20 thasë miell nga sofra e Ramazanit dhe nga donatorët, për familjet me nevojë sociale.
Nga ato: 20 pako për shoqatën e Veteranëve të luftës; 20 pako ushqimore për Hendikos-in; 25 pako për shoqatën e Shurdh-Memeceve.
Po ashtu dhe 30 pako ushqimore dhe 20 thasë miell për familjet e komunitetit Rom, ka njoftuar kooordinatori Iljaz ef Mustafa. /2LONLINE/