“Në prag të festës së Bajramit, së bashku me donatorin AR Katana, shpërndamë edhe 138 pako ushqimore për shumë nëna vetushqyese e familje me asistencë sociale, përfshirë edhe ato të komuniteteve jo shumicë, numër ky simbolikë e Brigadës së UÇK-së “Agim Ramadani”, ka shkruar në profilin e tij, Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit.
Postimii plotë:
Në prag të festës së Bajramit, së bashku me donatorin AR Katana, shpërndamë edhe 138 pako ushqimore për shumë nëna vetushqyese e familje me asistencë sociale, përfshirë edhe ato të komuniteteve jo shumicë, numër ky simbolikë e Brigadës së UÇK-së “Agim Ramadani”.
Në emër të komunës së Gjilanit, falënderoj pronarin e kompanisë, Muhamet Ajrullahu dhe të gjithë donatorët e tjerë për solidarizmin dhe humanizmin e treguar në muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit u shpërndanë 900 pako ushqimore. /2LONLINE/