DYLON

Drita zhgënjeu në fund të takimit, i duhet të kënaqet me vetëm një pikë!

Drita zhgënjeu në fund të takimit, i duhet të kënaqet me vetëm një pikë!
Avatar photo Redaksia

FC Drita nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë, në ballafaqimin që pati sot me Drenicën, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, në kuadër të javës së 32-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Bardhekaltërtit gjilanas ndonëse ishin në epërsi, në minutën e fundit të takimit pësuan gol, për epilogun final, Drita – Drenica  1- 1, kështu që në vend që t’i arkëtonin tri pikë të reja, u desh të kënaqen me vetëm një pikë.

EkoHigjiena

Pjesëloja e parë e këtij takimi u përmbyll pa gola, ndërsa Drita shënoi për avantazh në minutë ne 55-të të takimit përmes Krasniqit. Dhe, ku u duk se fitorja minimale por e vlefshme ishte në duart e Dritës, mysafirët shënuan në minutën e 90’ përmes Hamitit, për të barazuar rezultatin.

Katër minutat shtesë të takimit nuk i hyrën në punës as njërës, as tjetrës skuadër për të ndryshuar rezultat kështu që 1 me 1, ishte ajo që u regjistrua si rezultat final në këtë takim, e që për skuadrat do të thoshte jo më tepër se +1 pikë, transmeton 2LONLINE.com.

Tani FC Drita ka 56 pikë nga 32 ndeshje dhe mban pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit.

Takimi i radhës do të jetë derbi lokal. Gjilani – Drita. /2LONLINE/