Në Pozheran është asfaltuar sot rruga “ Sabit Zuka”, me këtë rast vendpunimet i ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Naim Pira, shoqëruar nga koordinatori i këtij lokaliteti, Ilir Zuka.
Banorët e Pozheranit potencuan se asfaltimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë dhe falënderuan komunën e Vitisë për këtë investim infrastrukturor.